Telegrafi

Granit Xhaka i hap dyert për rikthimin te Monchengladbachu

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka hapur derën për t’u rikthyer te ish-klubi i tij gjerman, Borussia Monchengladbach.

Reprezentuesi zviceran kaloi katër sezone në skuadrën e Bundesligës përpara se të bashkohej me Arsenalin për 35 milionë funte në vitin 2016.

Xhaka së fundmi nënshkroi një zgjatje të kontratës me Arsenalin deri në vitin 2024, por  do të ishte i etur të rikthehej në Gjermani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Granit Xhakës

“Unë kurrë nuk kam bërë lëvizjen nga Borussia te Arsenal për para. Ishte një ëndërr për mua të luaja në Angli”, ka thënë fillimisht Xhaka.

“Sapo kam vazhduar kontratën, e cila ka edhe dy vite e gjysmë për të vazhduar”.

“Atëherë unë do të jem 32 vjeç dhe nëse Max Eberl (drejtori i sportit në Monchengladbach) është i gatshëm të më kthejë kur të jem 32 vjeç, dera ime do të jetë e hapur”, përfundoi mesfushori shqiptar.

Roma ishte e interesuar për Xhakën në afatin e fundit të verës përpara se ai të caktonte të ardhmen e tij te Arsenali. /Telegrafi/