Telegrafi

Granit Xhaka flet rreth interesimit të Bayern Munichut

Granit Xhaka ka folur rreth raportimeve për interesimin e Bayern Munichut.

Mesfushori shqiptar ka pohuar se skuadra gjermane është në nivel të njëjtë me atë ku luan futbollit, përkatësisht Arsenalin.

“Unë kam lexuar shumë, por nuk kam dëgjuar asgjë. Arsenalit është duke i munguar një titull në ligë, por besoj që skuadra jonë është në nivel me bavarezët”, ka pohuar për mediat zvicerane Xhaka, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se qysh në sezonin e parë në Ligën Premier, futbollisti është ndëshkuar tri herë me karton të kuq.

Aktualisht lojtari është grumbulluar me kombëtaren zvicerane, ku do të zhvilloj dy ndeshje për eliminatoret e botërorit Rusia 2018. /Telegrafi/