Telegrafi

Granit Xhaka me fanellën e Arsenalit, ja fotot e para (Foto)

Granit Xhaka tashmë ka filluar që të shijojë jetën e tij në Londër dhe karrierën si lojtar i Arsenalit.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografitë e para nga fotografimi zyrtar i Granit Xhakës me fanellën e Arsenalit, shkruan Telegrafi.

Sipas burimeve të afërta me klubin londinez, Granit Xhaka ka përfunduar tashmë testet mjekësore.

Zyrtarizimi në faqen zyrtare të Arsenalit pritet të bëhet gjatë mbrëmjes sot, më së largu paraditen e të dielës.

Granit Xhaka kalon te Arsenali për një shumë prej 34 milionë eurosh, me spekulime që kanë zgjatur tash e një vit, por që Telegrafi ju ka sjellë vazhdimisht informacione të sakta rreth kësaj tratative në bashkëpunim me kolegët gjermanë e anglezë. /Telegrafi/