Basel dhe Arsenal do të takohen nesër në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje paraqet një emocion të veçantë për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka, i cili po rikthehet do të ballafaqohet me skuadrën ku e nisi karrierën prej futbollistit, Basel.
“Një udhëtim emocionues për mua drejt Baselit, aty ku morra hapat e para të karrierës”, ka shkruar në Isntagram Xhaka teksa shihet në fotografi krahas Alexis Sanches dhe Mohamed Elnenyt, që ishte pjesë e skuadrës së Baselit, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, mesfushori shqiptar kishte fituar dy herë titullin e kampionit zviceran me Baselin dhe njëherë Kupën.
Kujtojmë se takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘St. Jakob Park’ dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/