Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Për pushimet verore, ata kanë zgjedhur ishullin luksoz Seychelles, në Afrikën Lindore.
Në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, çifti kanë treguar se po ia kalojnë si është më së miri në shoqëri të njëri-tjetrit.
Performanca e futbollistit Xhaka së fundmi në kampionatin Botëror u vlerësua lartë, gjersa simboli i shqiponjës i bërë pas shënimit të golit kundër Serbisë, u kthye në senzacion.
Tani, simboli i shqiponjës është kthyer në trend dhe figurat publike tentojnë ta bëjnë kudo.
Graniti dhe Leonita në fotografinë e fundit të hedhur në Instagram, shfaqen të ulur buzë detit, teksa me bashkimin e duarve të tyre bëjnë këtë simbol.
Fotografia në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre të shumtë.
Çifti në fjalë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar. /Telegrafi/