Futbollisti njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe reperi Capital T, kanë pozuar së bashku me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar.
Në profilet e tyre në rrjetet sociale, dy protagonistët e kanë publikuar fotografinë e njëjtë për të shprehur urimin e tyre.
Ata shfaqen në një fotografi duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.
“Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës”.
“Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku!”, shkruan në përshkrimin e tyre.
Capital T ndodhet në Angli për të mbajtur një koncert të madh për fansat e tij atje. Performanca e tij mbahet në “Electric Brixton”, e cila është një prej sallave koncertale më me nam në Londër.
Pjesë e mbrëmjes muzikore është edhe artistja e re Enisa, e cila është një emër i suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/