Arsenal do të paraqitet pas më shumë se një dekade në Ligën e Evropës.
Londinezët do të mirëpresin para shikuesve të vetë skuadrën e Kolnit.
E kjo e ka bërë nostalgjik mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili kishte shënuar një gol në karrierë kundër gjermanëve.
Në fakt, reprezentuesi zviceran kishte shënuar gol me kokë kundër Kolnit sa ishte anëtarë i ekipit të Borussia Moenchegladbach.
“Një kujtim i paharruar. Dy vjet më parë shënova gol kundër FC Kolnit. Le të shpresojmë që historia të përsëritet”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Emirates dhe pritet të fillojë në ora 21:05. /Telegrafi/