Arsenali ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Crystal Palace e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.
Është mbrojtësi grek, Sokratis Papasthadopulous, i cili ka shënuar nga afërsia për 1-0.
Goli i Sokratisit erdhi pikërisht nga një asistim i lehtë nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Ky gol u shënua në minutën e shtatë të ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElCrackLainez/status/1188497015594016768