Telegrafi

Granit Xhaka asiston në golin përmbysës të rezultatit në duelin Arsenal – West Ham

Arsenali e ka përmbysur rezultatin ndaj West Ham United, në duelin që po zhvillohet në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Derisa ishin duke humbur 1-0, The Gunners ia kanë dalë të shënojnë dy gola për pesë minuta.

Fillimisht, Martin Odegaard asistoi te Bukayo Saka, që realizoi për 1-1, duke i dhënë edhe më shumë motiv skuadrës së tij.

Pesë minuta më vonë, Granit Xhaka e gjeti për mrekulli Gabriel Martinellin, që i përmbysi shifrat në 2-1.

Arsenali do të tentojë të shënojë edhe golin e tretë, për të siguruar pikët e plota. /Telegrafi/