Futbollisti i Arsenalit të Londrës, Granit Xhaka, mund të jetë yll i futbollit evropian, megjithatë kjo nuk e ka bërë atë që të ndryshojë si njeri.
Reprezentuesi i Zvicrës i cili vjen nga Kosova vazhdimisht dëgjon muzikë shqipe.
Kjo është parë së fundmi edhe në rrjetin social Instagram, ku në InstaStory ai ka publikuar video duke dëgjuar këngë shqipe.
Ai shihet teksa performon projektin e fundit të reperit deçanas me famë të madhe në diasporë, Big Papi, teksa pas tij dëgjon edhe yllin e muzikës popullore Medën, shkruan Telegrafi.
Natyrisht, Graniti njihet si fans i Noizyt andaj ai nuk fshehë dëshirën për të kënduar këngën e tij gjatë drejtimit të veturës.
Granit Xhaka së fundmi ka qenë nën kritika të mediave angleze për shkak të problemeve të tij disiplinore dhe qsajes ndaj referëve. /Telegrafi/