Telegrafi

Granit Xaka ia uron ditëlindjen babait: Je gjithçka për mua

Futbollisti me famë botërore, Granit Xhaka, është mjaft i përkushtuar ndaj familjes.

Sportisti i cili është pjesë e Arsenalit ka kohë që po jeton në Londër, larg prej familjes së tij.

Por, jeta me të fejuarën larg familjes vetëm sa ka rritur dashurinë e Granitit, të cilit duket se i mungon babai.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ja ka uruar ditëlindjen babait të tij.

Në këtë urim, Graniti e cilëson babain e tij “gjithçka” për të.

“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.
Të duam ne Familja jote pamasë dhe të falenderohem Ty edhe Nënës tonë për çdo sakrificë dhe sfidë që keni kaluar për ne, për të qëndruar aty ku jemi sot, fal juve.
Festofsh edhe shumë vite të tjera! Urime ditëlindjen të paqa gjithmonë Babi më i miri”, ka shkruar Graniti në rrjetin social Instagram.

Graniti përfundoi sezonin futbollistik dhe për pushime pritet që të qëndrojë në Kosovë. /Telegrafi/