“Aladdin” është titulli i projektit më të ri muzikor, të cilin e ka lansuar Granit Dërguti. Vet këngëtari e ka bërë kompozimin e kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar edhe tekstin.
Për miksimin dhe masterizimin është kujdesur kompozitori i mirënjohur, Florent Boshnjaku.
AMIA Studio është angazhuar për anën vizuale duke xhiruar videoklipin muzikor me regji të Albi Çoçaj.
“Aladdin” është një këngë ritmike që pritet të pëlqehet nga fansat e Granit Dergutit.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë, teksa koncepti i klipit është veror duke iu përshtatur edhe stinës në të cilën ndodhemi. /Telegrafi/