Telegrafi

Granit Derguti lanson projektin solo “Magdalena”

Granit Derguti (Foto: YouTube/Granit Derguti Official)

“Magdalena” është titulli i këngës më të re të Granit Dergutit, të cilën e ka realizuar me videoklip.

I gjithë projekti është ideuar nga vet këngëtari, i cili e ka bërë melodinë, e ka kompozuar muzikën dhe e ka shkruar tekstit.

Ndërsa për miksimin dhe masterizimin është angazhuar kompozitori i mirënjohur Florent Boshnjaku.

Imagine Films dhe Boulevard Films janë angazhuar për anën vizuale, ndërsa Elena Kelmendi e ka bërë regjinë të konceptuar nga ajo dhe Graniti.

Pjesëmarrës në këtë projekt ka qenë edhe kitaristi i njohur i “Elita 5”, Valon Gashi.

Kujtojmë që bashkëpunimi me Capital T, “Take a Shot”, rezultoi shumë i suksesshëm gjatë kësaj vere.

Videoklipi i lansuar në muajin maj është shikuar mbi 1.7 milion herë në YouTube. /Telegrafi/