Një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaq raketat ruse që kanë goditur qendrat e qyteteve ukrainase, pavarësisht deklarimeve të ushtrisë ruse se kanë për objektiv vetëm infrastrukturën ushtarake.
Pamjet janë realizuar në qytetin e Kharkivit, ku shihet bishti i një predhe të shkrepur nga sistemi raketor Smerch, transmeton Telegrafi.
E duket se ajo nuk kishte shpërthyer plotësisht dhe një copëz e saj kishte mbetur në trotuar – shumë afër një kishe, shkruan The Guardian.
CIT – një grup hulumtues, ka konfirmuar se videoja është realizuar në Kharkiv, dhe shihen pasojat nga shkrepja e një rakete nga sistemi raketor Smerch.
Mediat ukrainase raportojnë se raketa të tilla po përdoren mbi popullatën në qendër të qytetit – të paktën të njëjtën gjë e thonë edhe nga CIT. /Telegrafi/
Мы проверили: видео действительно снято в Харькове, виден хвост ракетной части реактивного снаряда РСЗО «Смерч».
Ракетная система залпового огня (РСЗО) — неизбирательное оружие. Удары по населённым пунктам с применением такого оружия — военное преступление pic.twitter.com/ks0r99S6EX— CIT (@CITeam_ru) February 24, 2022