Të paktën 13 persona janë vrarë gjatë granatimit të tregu në periferi të Donetskut, qytet në Ukrainë që aktualisht është nën kontrollin e forcave pushtuese ruse, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.
Siç raporton AP, Denis Pushilin, zyrtar i autoriteteve ruse në Donetsk, ka njoftuar sesi gjashtë persona janë lënduar në këtë sulm, transmeton Telegrafi.
Ai akuzoi ushtrinë ukrainase se ka granatuar Tekstilshchikun, ku si pasojë pati të vrarë dhe të plagosur.
Në anën tjetër, Kievi akoma nuk është deklaruar lidhur me këto pretendime.
Associated Press nuk ka mundur në mënyrë të pavarur të kontrolloj pretendimet e rusëve.
Pushilin tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndihmuar të lënduarit. /Telegrafi/
🇺🇦 🇷🇺 VOICI À QUOI SERVENT LES ARMES LIVRÉES PAR LA FRANCE ET LES AUTRES PAYS OCCIDENTAUX !
En un peu plus de 30 minutes, l'artillerie ukrainienne a tiré 19 obus de calibre 155 mm sur les rues résidentielles du quartier Kirovski de Donetsk.
Il y a eu six attaques d'artillerie au… pic.twitter.com/DYTcdmw5ce— Pascal Laurent (@Pascal_Laurent_) January 21, 2024