Telegrafi

Granada 3-5 Barcelona, notat e çerekfinales së Copa del Rey

Barcelona ka fituar në vazhdime me rezultat 3-5 nga Granada në ndeshjen çerekfinale të Copa del Rey, pasi ndeshja e rregullt u mbyll baras 2-2.

Klubi katalunas është befasuar keq nga Granada, por në fund ka marrë fitoren e cila ia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kenedy (34’), Roberto Soldado (47’) dhe Fede (103’) për vendasit, ndërsa për Barçën shënuan Antoine Griezmann (88’, 100’), Jordi Alba (90+, 113’) dhe Frenkie de Jong (108’).

Lexo po ashtu Barcelona fiton vetëm në vazhdime trilerin ndaj Granadas, kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte argjentinasi Lionel Messi, i cili u vlerësua me notë maksimale 10, ndërsa Griezmann u notua me 9.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen që u vlerësua me notë 5.9.

Notat e lojtarëve:

/Telegrafi/