Barcelona ka fituar në vazhdime me rezultat 3-5 nga Granada në ndeshjen çerekfinale të Copa del Rey, pasi ndeshja e rregullt u mbyll baras 2-2.
Klubi katalunas është befasuar keq nga Granada, por në fund ka marrë fitoren e cila ia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kenedy (34’), Roberto Soldado (47’) dhe Fede (103’) për vendasit, ndërsa për Barçën shënuan Antoine Griezmann (88’, 100’), Jordi Alba (90+, 113’) dhe Frenkie de Jong (108’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte argjentinasi Lionel Messi, i cili u vlerësua me notë maksimale 10, ndërsa Griezmann u notua me 9.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen që u vlerësua me notë 5.9.
Notat e lojtarëve:
/Telegrafi/