Telegrafi

Granada 0-4 Barcelona, notat e lojtarëve

Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim te Granada në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ka vazhduar ngjitjen në tabelë duke i qëndruar hije Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Golat në këtë fitore të katalunasve u shënuan nga Antoine Griezmann (12’, 63’) dhe Lionel Messi (35’, 42’).

Lexo po ashtu Barcelona fiton thellë të Granada, shkëlqejnë dyshja Messi-Griezmann

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi francez, Griezmann, i cili pas dy golave dhe një asistimi u vlerësua me notë 9.1, ndërsa Messi me 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e vendasve, Rui Silva që u notua me 4.8.

Granada:

Barcelona:

/Telegrafi/