Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim te Granada në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Ekipi i Ronald Koeman ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ka vazhduar ngjitjen në tabelë duke i qëndruar hije Real Madridit dhe Atletico Madridit.
Golat në këtë fitore të katalunasve u shënuan nga Antoine Griezmann (12’, 63’) dhe Lionel Messi (35’, 42’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi francez, Griezmann, i cili pas dy golave dhe një asistimi u vlerësua me notë 9.1, ndërsa Messi me 9.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e vendasve, Rui Silva që u notua me 4.8.
Granada:
Barcelona:
/Telegrafi/