Site icon Telegrafi

Grafiti luftënxitës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” edhe në Zubin Potok

Një grafit tjetër luftënxitës dhe krcënues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shfaqur të mërkurën në Komunën e Zubin Potokut. 

Grafiti me përmbajtje kërcënuese, i cili po përdoret nga serbët si thirrje dhe nxitje për të kthyer ushtrinë në Kosovë, është shkruar në një mur mbrojtës në Zubin Potok.

E për këtë dikush ka raportuar në Policinë e Kosovës.

Rasati është hapur si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit”.

“Raportohet se në hyrje të qytetit, në një mur mbrojtës është hasur një mbishkrim me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes. Është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Grafite të tilla gjatë dy muajve të fundit janë shfaqur në kryeqytetin serb në Beograd, por edhe në qytetet tëtjera të Serbisë.

Ndryshe, në rrjete socialedhe mediat online serbe është raportuar për një grafit të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version