Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të nxitjes, përçarjes e mosdurimit në veri të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nemanjina”, në veri të Mitrovicës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ‘C’ (cirilike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime. /Telegrafi/