Site icon Telegrafi

Grafite në Lipjan për të kundërshtuar ngacmimet seksuale në shkolla

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë mbushur muret e disa pjesëve të qytetit të Lipjanit me grafite për të kundërshtuar dhunën ekonomike, fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi gratë dhe vajzat.

Kjo organizatë njofton se këto mesazhe bëjnë të ditura ato që përjetojnë gratë në hapësirat ku jetojnë e qëndrojnë.

“Mesazhet e lëna bëjnë të ditur atë që veç se e përjetojnë gratë në shtëpi, shkolla, rrugë, kafe e institucione tjera publike dhe kumtojnë që gratë janë të revoltuara dhe të vendosura që ta luftojnë sistemin dhe shtypjen e tyre të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version