Telegrafi

Grace, Abi dhe Mami Aurela sjellin këngën e re “O Ma”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

“O ma” mban titullin kënga, të cilën e ka realizuar së bashku me dy vajzat e saj: Gracen dhe Abin.

Projekti i tyre është kompletuar edhe me videoklip, ku artistja shfaqet së bashku me të bijat.

Foto: Screenshot/YouTube

Ato tregojnë se si nis dhe si shkon një ditë e plotë e tyre dhe se çfarë bëjnë së bashku.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe publikon këngën e re "99 sfida"

Tekti është shkruar nga Gaçe dhe Eriona Rushiti, kurse për muzikën është përkujdesur Enis Mullaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja nga ana tjetër u realizua nga ‘Frame Company’.

Kjo këngë tanimë është lansuar në platformën YouTube dhe për disa orë ka mbledhur mijëra klikime. /Telegrafi/