Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.
“O ma” mban titullin kënga, të cilën e ka realizuar së bashku me dy vajzat e saj: Gracen dhe Abin.
Projekti i tyre është kompletuar edhe me videoklip, ku artistja shfaqet së bashku me të bijat.
Ato tregojnë se si nis dhe si shkon një ditë e plotë e tyre dhe se çfarë bëjnë së bashku.
Tekti është shkruar nga Gaçe dhe Eriona Rushiti, kurse për muzikën është përkujdesur Enis Mullaj.
Videoja nga ana tjetër u realizua nga ‘Frame Company’.
Kjo këngë tanimë është lansuar në platformën YouTube dhe për disa orë ka mbledhur mijëra klikime. /Telegrafi/