Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka deklaruar se pas vlerësimit që do të bëjnë ekspertët, në PDK do të ketë një takim për të shqyrtuar dhe vendosur mbi bazën e argumenteve.
Grabovci ka thënë se janë takuar me qytetarët e asaj pjese dhe kanë kërkuar që të sjellin argumente sepse është një çështje e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe në të njëjtën kohë PDK është zotuar se nuk do të humbim asnjë metër tokë të Kosovës.
Ai shtoi se ky takim është tepër i vonuar dhe pas vlerësimit që do të bëjnë ekspertët, në PDK-së do të ketë një takim për të shqyrtuar dhe vendosur mbi bazën e argumenteve.
“Kam disa dokumente që më kanë krijuar një dozë të rezervës. Unë kam nevojë që të bindem mbi të vërtetën dhe nuk do të pajtohemi që