Një tentativë grabitje ka ndodhur të dielën në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 15:00
“Viktima, mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në postën e shpejtë, dy persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë grabitje”, thuhet në raport.
Viktima ka arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/