Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:48.
Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në një market, kishte hyrë një person i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) kishte arrit të marr nga arka para të gatshme në vlerë rreth 1720 euro dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
Rasti vazhdon të hetohet nga policia. /Telegrafi/