Në mëngjesin e së hënës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka ndodhur një grabitje me armë zjarri.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës në një prononcim për media tha se rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato”, tha ai.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, përderisa kanë filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. /Telegrafi/