Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gllamnik të Podujevës, në një pompë të derivateve ka ndodhur një grabitje.
Një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka arritur të marrë nga punëtori i pompës 150 euro.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishte shkuar një person i maskuar, i cili nën kërcenim të thikës viktimës i kishte grabitur 150 € dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/