Policia e Kosovës ka njoftuar se dje nga njësitet policore të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet të kenë kryer disa grabitje.
“Ka qenë grumbullimi i shpejtë i informacioneve në rrugë operative si dhe zgjerimi i horizontit të hetimeve ai që u ka mundësuar hetuesve policor të Lipjanit, që lidhur me disa raste të grabitjeve të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar:
R. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
F. S, femër, 22 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrollimi i një lokacioni ku policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë raportuara si të grabitura”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale para se rasti të procedohet më tej. /Telegrafi/