Të dielën në Suharekë, një person është grabitur në Suharekë, derisa ishte në lokalin e tij, me ç’rast i janë marrë 160 euro dhe një sasi e cigareve.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/