Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e shtunë në Pejë.
Policia njofton se grabitja ka ndodhur në një pompë derivatesh, transmeton Telegrafi.
“Rr.Nexhat Basha, Pejë, 06.03.2021-04:50. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë të një pompe të derivateve kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe disa pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se nga grabitja nuk raportohet për të lënduar, kurse rasti po hetohet. /Telegrafi/