Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan

Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Banullë të Lipjanit.

Rasti ka ndodhur ditën e premte rreth orës 20:46, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave i kanë grabitur para të gatshme 600 euro dhe janë larguar nga vendi ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në raportin 24-orësh thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas viktimës nuk është i lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version