Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e mërkurë në Pejë.
Policia njofton se grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri’ rreth orës 21:48, transmeton Telegrafi.
“Viktima femër kosovare raporton se dy të dyshuar të pa njohur, të maskuar kanë hyr në marketin ku ajo ishte duke punuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë arkën në të cilën sipas viktimës kanë qenë rreth 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro dhe kanë ikur në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/