Telegrafi

Grabitje e armatosur në Lipjan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në Lipjan.

Dy ankues kosovarë kanë raportuar se tre persona të maskuar njëri prej tyre i armatosur, nën kërcënim e armës u kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, lidhur me rastin është informuar prokurori.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/