Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:07, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Po ashtu, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/