Telegrafi

Grabitje e armatosur në Lipjan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e hënë në Lipjan.

Persona të panjohur kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur përmes kanosjes me armë i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/