Një person ka raportuar se për derisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur mbi 400 euro.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:33 në fshatin Poturovc, në Lipjan.
Tutje në raport, thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur mbi 400 euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/