Site icon Telegrafi

Grabitja në një institucion mikro-financiar në Prizren, u vodhën 10 mijë euro

Foto: Ilustrim

Menaxherja në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 mijë euro para kesh.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:16 në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren.

Po ashtu siç bëhet e ditur nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime.

Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar në Prizren

“Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version