Site icon Telegrafi

Gouldingut i del punë me shqiptarin më të urryer në botë

Këngëtarja britanike Ellie Goulding nuk është fanse e shqiptarit famëkeq Martin Shkreli dhe së fundmi ajo e ka kërcënuar se do ta “heq qafe”.

Shqiptari u bë i famshëm për publikun kur bleu të drejtat e Daraprimit, një drogë që pacientët e përdorin për ta trajtuar kancerin dhe AIDS-in, ndërsa fitoi famë të keqe kur çmimin e këtyre e ngriti nga 750 në 13.50 dollarë.

Krijuesja e hitit “Love Like You Do” kishte shprehur pakënaqësi për veprimet e Shkrelit, duke kërcënuar se “unë do ta heq qafesh”. Këtë reagim ajo e bëri në “Twitter”.

Pas më shumë se një muaj e gjysmë mendimi për t’iu kundërpërgjigjur, Shkreli ka reaguar ndaj postimit të saj duke i thënë: “Qetësohu e dashur” dhe e ka quajtur Gouldingun si këngëtare e veç një hiti, transmeton Koha.net.

Reagimi i Elliet ka qenë i menjëhershëm: “Unë do të heq qafesh këtë ngacmues”.

Exit mobile version