Schalke i ka ofruar Barcelonës mesfushorin kryesor, Leon Goretzka.
El Mundo Deportivo shkruan se lojtari del nga kontrata në vitin 2018 dhe rrezikon të largohet në parametra zero te Bayerni.
Schalke dëshiron të mbajë larg Bayernin dhe të mos forcohet, kështu që ia ka ofruar Barcës lojtarin me çmim të volitshëm.
Ky çmim sillet rreth 30 milionë euro për klubin nga Camp Nou.
Barcelona me shumë intensitet po kërkon lojtarë në ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/