Telegrafi

Goretzka në planet e Juves, por konkurrenca është e madhe

Juventusi është interesuar për Leon Goretzkan, mirëpo përballet me konkurrencën e Bayern Munichut dhe klubeve nga Liga Premier.

22-vjeçari do të mbetet pa kontratë në verën e vitit 2018 dhe deri më tani nuk ka rinovuar me Schalken.

Kjo ka nxitur spekulime se lojtari gjerman dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të verës që vjen.

Sipas calciomercato.com, Bianconerët janë duke e monitoruar situatën e Goretzkas, mirëpo nuk do të paguajnë 30 milionë euro (aq sa kërkon klubi nga Bundelsiga).

Megjithëse çmimi pritet të ulet pasi lojtari afrohet drejt skadimit të kontratës, konkurrenca për shërbimet e tij mund të ndikojë që kjo shumë të mos lëvizë.

Besohet se rekomandimin për blerjen e tij e ka bërë mesfushori i Juves, gjegjësisht bashkëkombësi i Goretzkas, Sami Khedira. /Telegrafi/