“Parku i Paqes” tek ura e Ibrit në Mitrovicë u largua një vit më parë, por atje ende ka barriera të tjera që e pamundësojnë lëvizjen e lirë.
Punimet në rrethin verior të urës, janë ndërprenë me kërkesë të kryetarit të asaj pjese, Goran Rakiq, me arsyetimin se po kërcënohet siguria, njofton Klan Kosova.
Kjo është e papranueshme për kryetarin e pjesës jugore, Agim Bahtiri e qytetarët e Mitrovicës Jugore.
Të po këtij mendimi janë edhe qytetarët.
Se siguria në këtë zonë është në nivel dhe nuk e pengon aspak zbatimin e projektit të rivitalizimit, e tha edhe komandanti i policisë në veri Besim Hoti.
Sipas tij në rajonin verior nuk ka asgjë shqetësuese.
Ndërsa kreu i jugut thotë se janë institucionet shtetërore dhe zura e BE-së në Kosovë ato që do të duhej t’i bënin presion kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, që projekti të mos pengohej.
Për ndaljen e punimeve në këtë zonë nuk ka komentuar Ministri i Mjedisit në Detyrë, Ferat Shala.
Ai ka thënë se kanë për detyrë vetëm mbikëqyrjen e punimeve dhe se për zbatimin e projektit përgjegjëse është zyra e BE-së në Kosovë e cila edhe e financon atë.