Këngëtari boshnjak, Goran Bregoviç, i cili është kthyer në temë diskutimi pasi u njoftua se do të ftohet për një organizim në Shqipëri.
Reagimet që kjo ftesë të anulohet kanë qenë të shumta si nga Kosova, por edhe nga artistët e Shqipërisë.
Ka qenë reperi Noizy ai i cili pak më parë u bëri thirrje fansave duke thënë se do t’i nxisë ata siç nxiti ai në luftën e Kosovës.
Një koment lidhur me këtë u bë edhe nga artisti Genc Prelvukaj, i cili shton se ftesa e Goran Bregoviçit në Korçë, favorizimi i produkteve serbe në Kosovë e shumë gjëra të tilla janë veprime të gabuara.
Këngëtarja Eni Koçi nga ana tjetër ua kujtoi organizatorëve ndeshjen Shqipëri-Serbi në vitin 2014 në Beograd, e cila ishte ndërprerë për shkak të dronit dhe lojtarët shqiptarë ishin gjuajtur me gjësende të ndryshme nga audienca.
‘Festa e Birrës’ ndërkohë është planifikuar të mbahet nga data 18-22 gusht në Korçë. /Telegrafi/