Studiuesit në Google publikuan së fundmi një dokument që shpjegon se si ata ishin në gjendje të përdorin platformën ChatGPT për të mbledhur informacione personale të përdoruesve të gjerë.
Chatbotët sikurse ChatGPT mundësohen nga modele të mëdha gjuhësore (LLM) që analizojnë sasi të mëdha të dhënash në internet. Ideja është që modeli është i trajnuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të bazuara në ato informacione të marra, po e ‘vjedhur’ atë informacion, prandaj gjuhëtari amerikan Noam Chomsky pohon se modele të tilla janë makina plagjiaturë në mënyrë indirekte, transmeton Telegrafi.
Studiuesit në Google zbuluan se ChatGPT jep informacion origjinal nëse i bëni pyetjet e duhura.
Vlen të përmendet se deri në shtator të këtij viti, ChatGPT kishte 180 milionë përdorues mujor dhe uebfaqja kishte gjeneruar 1.5 miliard vizita.
Sipas hulumtimit të Google disa nga ata studiues arritën të gjejnë emra të njerëzve, e-mail adresat dhe numrat e telefonit.
Studiuesit shpjeguan se duke përdorur fjalë kyçe pa pushim, ata mund ta detyronin chatbotin të “devijonte” nga trajnimi i tij dhe në vend që të përgjigjej me një përgjigje të bazuar në trajnim, platforma lëshoi përgjigje që përmbanin tekst nga modelimi i gjuhës origjinale, d.m.th. , të dhëna nga faqet e internetit dhe punimet akademike.
Studiuesit thanë se kontrolluan të dhënat që u ishin dhënë thjesht duke parë se ku ishin publikuar në internet. /Telegrafi/