Telegrafi

Google si duket ka caktuar datën për prezantimin e Pixel 8, seria vjen më 4 tetor

Gjiganti teknologjik Google ka caktuar datën e 4 tetorit për një event ku pritet që të prezantojë serinë e re të telefonave Pixel 8.

Prezantimi i serisë do të bëhet në qytetin e New York-ut, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rrjedh video promocionale e Pixel 8 Pro – zbulohet "Audio Magic Eraser" dhe ngjyrë blu e çelët

Kjo vjen derisa së fundmi edhe Apple ka njoftuar se do të bëjë prezantimin e serisë të shumëpritur iPhone 15, event që do të mbahet më 12 shtator.

Lexo po ashtu Apple konfirmon datën e prezantimit të iPhone 15 të ri, çfarë mund të presim?

Në anën tjetër, nuk dihet nëse në këtë event do të dalin produktet e reja sikurse Nest ose Fitbit, por këto gjithashtu janë të mundshme. /Telegrafi/