Para se të përdornim telefonat e mençur për çdo gjë, nga leximi dhe shkrimi në art dhe biznes, kemi përdorur një teknologji arkaike të quajtur “një libër” – dhe duket sikur Google mund të ketë plane për të na kthyer në këtë kohë.
Patenta e gjetur nga LetsGoDigital tregon një shumëllojshmëri të dizajneve që Google po shqyrton për telefonin e saj të parë të palosshëm dhe njëri prej tyre ka më shumë ngjashmëri me një libër, me faqe të shumta që mund të lëvizni në mes.
Aspektet e tjera të patentës tregojnë se si do të funksiononin ekranet. Ne kemi parë disa nga imazhet më parë, kur u zbulua patenta e parë për një tablet të Google, kështu që duket sikur kompania po ndërton mbi idetë e saj të mëparshme.
Patenta e Google tregon një pajisje inovative – por gjithashtu një që është krejtësisht e tepërt.
Librat kishin faqe që nuk mund të ndryshonin atë që tregonin, kështu që na duhej shumë nga këto faqe për të treguar shumë informacione. Megjithatë ekranet mund të ndryshojnë, kështu që neve na duhet një nga ato që të tregoj shumë informacione.
Megjithatë, patentat nuk kanë gjithmonë rezultate të përfunduara, pasi ato përdoren nga kompanitë si mënyra të testimit të ideve, prandaj ajo që ofron kjo patentë është dëshmi se Google po teston mekanizma të komplikuar. /Telegrafi/