Google ka punësuar ish-presidentin brazilian Michel Temer për të lobuar tek ligjvënësit të cilët konsiderojnë të vendosin rregulla mbi internetin, deklaroi të premten këshilltari i tij.
Propozimi ligjor, i njohur edhe ndryshe si projektligji “Fake News”, do të vendosë përgjegjësinë mbi kompaninë e internetit, motorëve të kërkimit dhe shërbimeve për të gjetur dhe raportuar materialin jo-ligjor, dhe se do vendosin gjoba të mëdha nëse ata dështojnë të bëjnë këtë.
Projektligji ka ngritur shqetësime tek kompanitë e teknologjisë, me disa prej tyre të cilët kanë nisur kampanja në platformat e tyre për të mposhtur këtë projektligj, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Para afro 2 muajsh, gjykatat kryesore e vendit nga Amerika e Jugut urdhëroi nisjen e hetimeve ndaj ekzekutivëve të Telegram dhe Google, kompani të cilat udhëhoqën një kampanjë ku kritikoheshin rregullat e propozuara.
Gazeta lokale Folha de Sao Paulo kishte raportuar fillimisht se Temer konfirmoi se ai ka punuar si “ndërmjetës” midis kompanisë dhe ligjvënësve për rreth tre javë.
Këshilltari i Temer deklaroi se ish-presidenti ishte punësuar nga kompania për të ndërmjetësuar propozimet dhe bisedimet me parlamentin e Brazilit.
Google, nëpërmjet një deklarate tha se kompania punëson agjenci dhe konsulent të specializuar për të ndihmuar të “ndërmjetësoj përpjekjet e dialogut me autoritetet publike” në mënyrë që të mund të sjellë kontribute për politikanët dhe parlamentarët, “veçanërisht në çështje të rëndësishme dhe teknike si ndërtimi i një legjislacioni të ri”. /Telegrafi/