Telegrafi

Google Pixel Fold shfaqet në pamjet e para zyrtare

Deri tani i kemi parë disa “rendere” dhe imazhe të Google Pixel Fold, dhe veçse e dimë se si do të duket telefoni i parë i palosshëm i gjigantit të kërkimit në internet.

Por sot, kemi imazhin më të mirë të Google Pixel Fold pasi që informatori Evan Blass në profilin e tij në Twitter shpërndau disa renderë që dukeshin si fotografi zyrtare, ku telefoni paraqitej në formën e palosur dhe atë të hapur.

Këto imazhe nuk zbulojnë diçka të re, dhe nuk na shfaqin ekranin e pjesës së pasme të Pixel Fold, por ato vërtetojnë dizajnin e rrjedhur më herët, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Dhe pasi që ato fotografi janë postuar nga Blass, duhet të siguroheni prej tash se Pixel Fold do të duket i njëjtë me modelin e shfaqur në fotografi.

Telefoni pritet që të prezantohet zyrtarisht me 10 maj në eventin e Google I/O 2023, së bashku me Pixel 7a, dhe çmimi i saj thuhet se do të fillojë nga 1,799 dollarë. /Telegrafi/