Site icon Telegrafi

Google përfundon ndalimin e reklamave për kriptovalutat

Google do t’i jep fund ndalimit të plotë të reklamave që kanë të bëjnë me kriptovalutat dhe pritet të lejoj blerjen e reklamave vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoni.

Kufizimet e Google, të cilat hynë në fuqi në muajin qershor, synonin të mbronin konsumatorët dhe përfshinin Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO), portofoliot dhe bursat tregtare, të cilat akoma nuk janë të lejuara, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë që bumi i kriptovalutave ka sjellë mashtrime të profilit të lartë dhe pasi rregullatorët po luftojnë për të arritur një hapësirë. Në fillim të këtij viti, Google, Facebook, Twitter dhe Snap të gjithë ndaluan reklamat që lidhen me kriptovalutat për të ndaluar tregtarët e këqij.

Politikat e reja të Google do të zbatohet për reklamuesit në të gjithë botën, megjithëse reklamat mund të përdoren vetëm në SHBA dhe Japoni dhe palët e interesuara duhet të aplikojnë për t’u certifikuar për të shërbyer reklamat në secilin vend në mënyrë individuale. /Telegrafi/

Exit mobile version